Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk i kishte ndodhur më parë yllit të rokut alternativ Bono, që të humbiste fuqinë për të kënduar.

Ai la në mes koncertin e të shtunës në Berlin, pasi kishte probleme me zërin, aq sa vokali iu shuajt fare. Mijëra adhuruesve të muzikës së tij, ai u kërkoi ndjesë duke u munduar t’u japë edhe një arsyetim.

Ju betohem se nuk kam tymosur. Por këtu është sikur të jetë një cigare e madhe. Kam humbur zërin dhe nuk di çfarë të bëj” – ishin fjalët e këngëtarit të madh irlandez. Ai u përpoq të vijonte koncertin, derisa e pati të pamundur dhe u largua nga skena.

Koncerti i natës së të shtunës u zhvillua në stadiumin e madh Mercedes Benz Arena, që ka një kapacitet prej 17 mijë vendesh për koncerte. Megjithatë rregullat e stadiumit nuk e lejojnë tymosjen e cigareve në ambientet brendshme dhe ka në dispozicion hapësira të veçanta.

Bukosja nga tymi mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e bllokimit të zërit. Zëdhënësit e tij thanë se nuk i dinin shkaqet e vërteta dhe se këngëtari do t’u nënshtrohet analizave. Berlini ishte ndalesa e parë e turit të shtatorit në kryeqytetet europiane.

Zjarr Tv Ad