Probleme te Roma, lojtari nuk paraqitet për të kryer kontrollet mjekësore

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Steven Nzonzi tashmë është bërë një problem te Roma, ku pas paraqitjeve jo të mira, tani nuk shfaqet as për testet mjekësore.

Sipas “forzaroma.info” drejtuesit verdhekuq janë acaruar së tepërmi nga mos paraqitja e francezit për testet mjekësore, dhe e kanë nxjerrë lojtarin në merkato.

Çmimi i lojtarit është rreth 25 milionë euro, teksa Lioni ka shfaqur interes serioz për shërbimet e lojtarit.

Pas paraqitjeve të dobëta në sezonin që sapo u mbyll, të cilat sollën dhe pa kënaqësitë e tifozëve dhe drejtuesve, veprimet e fundit duket se i vendosin vulën gjithçkaje.

30-vjeçari u ble nga Sevilla vetëm një vit më parë por, mesa duket aventurës së tij tek Roma i ka ardhur fundi.

 

Zjarr Tv Ad