Problemet me pajisjen e identifikimit, nënkomisionerja e KQZ: Bëhet fjalë për 3 qendra votimi në Shkodër por edhe në një qytet tjetër

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lealba Pelinku, nënkomisionere e KQZ ka bërë një dalje për mediat ku ka folur në lidhje me ecurinë e votimit. Ajo tha se në 3 qendra votimi në Shkodër ka qenë e pamundur të përdorej pajisja e identifikimit për shkak se operatori nuk ka mundur të paraqitej në qendër. E njëjta problematikë është përseritu edhe në Durrës

Bëhet fjalë për 3 qëndra votimi në Shkodër ku ka qenë e pamundur të përdorej pajisja e identifikimit duke qenë se operatori nuk ka mundur të paraqitej në qendër. Gjithashtu edhe një rast i tillë është përsëritur në Durrës. Nuk është arritur të bëhet zëvendësimi i operatorit.

Sa pajisje janë zëvendësuar?

Na rezulton se janë zëvendësuar 15 pajisje.

Në momentin që është bërë në përputhje me kodin zgjedhor nuk paraqet ndonjë problematikë nga aspekti ligjor. Janë marrë masat që video-monitorimi të jetë i rregullt.

Votimi elektronik raportohet se ka ecur në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk kemi asnjë pikë dyshimi se edhe procesi i numërimit elektronik që do kryhet në qendrat e votimit, do të konfirmojë suksesin e kësaj teknologjie në bashkinë e Vorës.

Zjarr Tv Ad