Menjeherë pas lajmit per procedim penal ndaj kryebashkiakut te Bashkise Ballsh, Mallakaster Agron Kapllanaj ka ardhur edhe reagimi i tij.
Kryebashkiaku i Ballshit ka mohuar thirrjet per dhune bërë në emisionin “360 Gradë”, ditën e hënë në RTV Ora, ndersa e ka cilesuar veprimin e policise per procedim penal nje presion te hapur dhe politik ne kundershtim me ligjin
“Ky veprim i policise ka ardhur pas emiscionit ne nje media ne Tirane ku une isha i ftuar. I pyetur ne ate emsion se si do te veproni per mbrojtjen e ambjenteve ku do te vendosen qendrat e votimit , une si kryebashkiak i jam pergjigjur se do te zbatoje vetem dekretin e Presidentit te Republikes qe anullon zgjedhjet e 30 qershorit”.
Më tej Kapllanaj ka thënë se “në përmbushje të ketij detyrimi ligjor do te ndermeren edhe veprimet e mija si kryetar i bashkise per mos te lejuar shkeljen e dekretit te presidentit per zhvillimin e zgjedhjeve ne kete bashki.
Une nuk kame deklaruar per perplasje fizike me strukturat e policise se shtetit por kame thene se do krijohen perplasje institucionale, pasi jemi ne kushtet qe kemi nje dekret te presidentit qe anulon daten e zgjedhjeve ,dhe nje vendim te parlamentit qe rrezon me nje rezolute kete dekret. Jam therritur nga policia e shtetit per te leshuar nje deklarate qe ne permbajtje jane cuditur edhe vete shefat qe ma kane dhene ka thene Kapllanaj duke u shprehur se do ti qendroje deri ne fund zbatimit te dekretit te presidentit se nuk ka zgjedhje ne 30 qershor”.