Procedohen penalisht dy shtetas/Vendosnin shezlongë në mënyrë të paligjshme

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Procedohen penalisht dy shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se F. Gj., 43 vjeç  dhe  M. M., 54 vjeç kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Procedohen penalisht dy shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”- F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç.Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme
Policia e Durrësit do vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë.

Zjarr Tv Ad