Procedohet administratori i ekipit të Kastriotit, reklamoi kompaninë e basteve

0
14

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht administratorin e klubit te futbollit Kastrioti, Gazmend Vogli, pasi ne ndeshjen e se shtunës kundër Partizanit, skuadra ka zbritur ne fushe me bluza qe kane pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive. Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella logo të kompanisë së basteve.