Procedohet penalisht për shpërdorim detyre oficeri nga Gramshi/ Detaje…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialistët për Hetimin e K-rimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. I., 62 vjeç, banues në fshatin Shëmrizë Pishaj, me detyrë oficer kredie pranë një banke, në qytetin e Gramshit.

Kjo pasi në periudhën 2010-2012, ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij, ka falsifikuar dokumentacionin dhe ka marrë kredi, në emrin e shtetasit Z. B., banues në Gramsh.

Materialet hetimore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad