“Procesi i Berlinit, projekti madhor europian për rajonin”, Tritan Shehu takon ministren gjermane: U diskutua për rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë dhe…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e ka quajtur Procesin e Berlinit, një projekt madhor për rajonin. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu bëri me dije se ka takuar ministren e Arsimit të Gjermanisë, me të cilën kanë biseduar në lidhje me rreziqet që kërcënojnë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Berlin.

Me Ministrin Federal te Arsimit e Kerkimit Shkencor te Gjermanise.

Procesi i Berlinit, projekti madhor europian per Rajonin tone!

Takimi me antaren e Qeverise Federale, Ministren e Arsimit e Kerkimit Shkencor, Zj. Bettina-Stark Ëatzinger, u fokusua tek roli paresor i Procesit te Berlinit per zhvillimin, per te ardhmen europiane te Shqiperise e Rajonit, bashkepunimin rajonal.

Shkembyem mendime edhe per rreziqet, qe po kercenojne vendin tone e Ballkanin Perendimor ne rrugen e demokracise, bashkepunimit te vertete e integrimit europian.

Zj.Ministre shprehu vendosmerine per te cuar perpara Procesin e Berlinit ne terresi, si edhe ne fushen e arsimit, shkences e inovacionit.

Zjarr Tv Ad