Në seancën e radhës në procesin e vlerësimit nga organet e drejtësisë, Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka rrëzuar pretendimet e një denoncimi anonim të përdorur nga Komisioneri Publik. Imeraj ka kërkuar nga KP që konform ligjit dhe kushtetutës të prezantojë prova konkrete, pasi këto pretendime nuk kanë një bazë në një akt ligjor të shkruar.
‘Ajo çfarë shkruhet zyrtarisht nga institucionet, nuk mund të vihet në diskutim nga asnjë lloj denoncuesi anonim si Rrahim Shehu’, ka thekuar Imeraj në fjalën e saj. Imeraj: Do doja që konform ligjit dhe kushtetutës, të na prezantonte (Komisioneri Publik në vijim KP), se çfarë do me thënë i dënuar, i përfshirë në krimin e organizuar, dhe çfarë do të thotë të ishin parfshirë ish bashkëshorti dhe ish kunati në këtë aspekt.
Interpretimet juridike sipas hamendësimeve të bazohen në prova konkrete, dhe minimumi KP duhet të zbatojë të gjitha parimet që kushtetuta detyron. Ndjehem kështu e zhgënjyer pasi në fjalin e fundit të shprehur nga KP nuk dëgjova se cila është sjellja, çfarë është bërë dhe çfarë është konkluduar.
Në çfarë mënyre kjo sjellje nuk përshtatet me rregullat morale ligjore e kushtetuese. Këto pretendime nuk kanë një bazë në një akt ligjor të shkruar. Në çfarë lidhet kjo situatë e krijuar në procesin tim të vlerësimit. Nuk mund të bëhemi vasal të denoncimeve anonime që mund të futen nga njerëz daashakeqës, apo nga njerëz që nuk e duan Elisabeta Imerajn se mund të ketë cënuar interesa të paligjshme ekonomik apo kriminal gjatë ushtrimit të detyrës.
U ngrit një shqetësim nga unë, u pasqyrua një rrethanë që lidhet me një situatë konkrete, ndodhet një kartelë pasurie e falsifikuar dhe institucioni përgjegjës thotë se kjo kartelë nuk është lëshuar nga ana jonë. Përmbajtja e shkresës nuk përputhet me aktin e paraqitur, dhe nuk e kuptoj pse nuk shqetësohet KP. Nuk arrin të shpjegojë apo të provojë të kundërtën e asaj që unë kam shpjeguar që nga 31 tetori i vitit 2018 e deri më sot.
Elisabeta Imeraj nuk ka dhe nuk ka patur pasuri në bashkëpronësi që nga momenti i bërë subjekt deklarues e deri më sot. Të ardhurat e mia kanë qenë të mjaftueshme për shpenzimet e mia. Nuk arrij të kuptoj se si fuqia prodhuese e akteve zyrtare nga institucionet shtetërore nuk merret parasysh nga KP që ka për detyrë ti shërbejë interesit publik. Ajo çfarë shkruhet zyrtarisht nga institucionet, nuk mund të vihet në diskutim nga asnjë lloj denoncuesi anonim si Rrahim Shehu. Duhet të kishit lexuar aktet dhe provat e sjella që nga viti 2006 e deri më sot.
Me vendimin e 1.4.2021, KPK ka vendosur konfirmimin tim në detyrë. Përgjatë seancave në KPA, kam dhënë të gjitha përgjigjet për të gjitha pyetjet dhe kërkat e KP. Kërkesat e mia, përfshirë edhe thirrja e dëshmitarëve, kanë qenë për të pasqyruar edhe verbalisht ato që janë sqaruar në dokumente.
Nga ana ime tashmë është depuzituar një kallëzim penal për të hetuar kush janë personat me identitet të rremë si Rrahim Shehu apo Valentino Ymeri, që hedhin akuza dhe bëjnë denoncime anonime. Nuk mund të toleroj që sot në moshën 43 vjeçare paskëm disa gjëra që nuk i di as unë, as familja apo miqtë e mi por i di vetëm Rrahim Shehu. KP thotë se Imeraj duhet të shkarkohet se në 1996 ish bashkëshorti na paska blerë familjarisht një banesë në Ali Dem.
Ku për hir të vërtetës është krijuar me burime të ligjshme dhe është pasqyruar. Nuk e kuptoj tendencën për të më lidhur me pasuri, tendencën për të më fyer, apo tendencën për një dënim që sështë dënim. Nuk mund të përshkruhem me gjetje pa asnjë akt ligjor, asnjë rrethanë ligjore apo ato letrat nga Rrahim Shehu. 6 persona quhen Rrahim Shehu në Shqipëri, të gjithë janë pyetur dhe kanë dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me letra të tilla.
Pse nuk merren denoncimet e tjera të Rrahim Shehut për persona të tjerë në vlerësim, por na u merrkan vetëm për Elisabeta Imeraj. Si të vërteta. Është pretenduar një përgjim i mundshëm i zotit Jinstra, le të hetohet, kur, si, çfarë ka ndodhur. I vetmi moment që në padijeninë time të plotë, kjo rrethanë mbeti e pasqaruar, që z. Jinstra mund të jetë përgjuar, pavarësisht se nga asnjë institucion ligjzbatues nuk ka gjetje, kam depozituar kallëzim penal, sapo jam vënë në dijeni se ka një portal që dhkruan dhe linçon prokuror.
Po ku lidhet në këtë mes Elisabeta Imeraj? Ka qenë duke bërë jetesën e saj me fëmijët dhe çdo rrethanë jetësore individuale. Këta njerëz duan të përdorun drejtësinë për të bërë padrejtësi. Nëse gjithë procesi i rivlerësimit dhe ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë ka këtë qëllim të pranojmë letra anonime dhe të shkarkojmë Elisabeta Imeraj nga detyra?! Është e papranueshme.