Procesi për presidentin e ri, Alibeaj mbledh nesër Grupin Parlamentar të PD

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka ftuar deputetët e PD që nesër të zhvillojnë një mbledhje.

Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00, në seli, ku do të diskutohet për procesin e përzgjedhjes së Presidentit.

“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e Alibeajt.

Kujtojmë që sot kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se mazhoranca do të presë kandidaturat nga opozita dhe më pas do të përzgjedhin nëse bien dakord për një prej tyre.

Zjarr Tv Ad