Prodhohet bateria e pare me rërë, mund të ruaj nxehtësinë për muaj të tërë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ekip studiuesish finlandezë  ka zhvilluar baterinë e parë që funksionon nëpërmjet rërës. Kjo duktet të jetë një përgjigje konkrete dhe me kosto të ulët ndaj krizave energjetike.

Në imagjinatën e përbashkët, hapat drejtë energjive të gjelbra dhe të rinovueshme kërkon teknologji fantastiko-shkencore dhe investime shumë të mëdha. Por nuk është gjithmonë kështu, ndonjëherë një ide e mirë dhe një ekspertizë teknike mund të bëjnë ndryshimin.

Markku Ylönen dhe Tommi Eronen, janë dy inxhinierë shumë të rinj finlandezë që kanë zhvilluar së fundmi baterinë e pare me … rërë.

Akumulatori i parë i rërës është ndërtuar në qytetin finlandez të Kankaanpää, ai ka një fuqi nominale prej rreth 100 MW dhe mund të ruajë rërën në një temperature prej rreth 500 ° C për muaj të tërë.

Ky akumulator nuk përdor litium ose materiale të tjera të rralla dhe të shtrenjta, por rërë të zakonshme ndërtimi. Bateria e rërës nuk është gjë tjetër veçse një cilindër i madh me material izolues i cili brenda përmban një sërë rezistencash elektrike dhe 100 tonë rërë.

Rezistencat ngrohen duke përdorur energjinë e tepërt të prodhuar nga panelet fotovoltaike, energjia e erës ose burime të tjera të rinovueshme. Rëra nxehet kështu deri në një temperaturë prej rreth 500 ° C. Nxehtësia e lëshuar gjatë natës ose në periudha kur burimet e rinovueshme nuk prodhojnë energji të mjaftueshme, përdoret për të ngrohur ujin që furnizon sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit të Kankaanpää.

Sipas projektuesve, akumulatori i rërës është zgjidhja ideale për të grumbulluar tepricën e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme. Ai është një sistem i lirë, mund ta mbajë nxehtësinë në një temperaturë të qëndrueshme për disa muaj dhe, ndryshe nga bateritë tradicionale, nuk vuan nga problemet e rënies së performancës me kalimin e kohës. Gjithashtu, një fakt jo i parëndësishëm është se ky sistem nuk ka probleme me asgjësimin pasi të ketë përfunduar së funksionuari.

Megjithatë, sistemi i dy inxhinierëve të rinj ka disa të meta: për shembull, bëhet shumë joefikas nëse përpiqeni ta shndërroni nxehtësinë e grumbulluar nga rëra në energji elektrike.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë mënyra që bëjnë të mundur përdorimin e nxehtësisë ashtu siç është, për shembull për të ngrohur ujin e destinuar për ngrohje ose pishina.

Dy inxhinierët, pasi kanë ndërtuar fabrikën e parë demonstruese në vendlindjen e tyre, tani po kërkojnë fonde dhe financues për t’i ndihmuar ata të zgjerojnë fushën e përdorimit të projektit të tyre.

Zjarr Tv Ad