Produksioni del zbuluar, ja çfarë ka te zarfi i famshëm i kuq që mezi po e pret Olta

0
2201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë mbetur edhe pak orë derisa të mësojmë se çfarë fshihet pas zarfit të kuq, i cili ndodhet prej 2 ditësh në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’.

Zarfi i përket Oltës pasi ajo ishte fituesja e sfidës me litar, sfidë mes dy grupeve, mirëpo ai i Luizit humbi pasi Ermiona hoqi litarin.

Banorët kanë aluduar se ç’ka mund të jetë brenda saj. Disa mendojnë se Olta do ketë fuqi të dërgojë në nominim 3 persona ndërsa të tjerë dyshojnë se do ketë të drejtë të nisë e para një zinxhir. Por si po komentohet në rrjet?

Një foto e disa mesazheve të bëra ‘forward’ ( mbase nga dikush që merr informacion nga brenda produksionit) është publikuar online.

Aty shkruhet: Olta te zarfi i kuq ka zëvendëso personat që dalin në nominim me tre të tjerë. Nëse kjo ndodh, me siguri Olta do dërgojë Luizin dhe Kiarën.

Personi i tretë mbetet mister pasi tashmë ajo ka nisur një miqësi me Maestron, mirëpo çdo gjë mund të ndodhë.

Zjarr Tv Ad