Produksioni nxorri Kiarën në nominim me Oltën, Luizi paralajmëron: Nëse del ajo…

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me debate të shumta është zhvilluar “prime” mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP.
Një nominim të fortë pati në çifte, ku votohej një çift: Qetësori dhe Kristi, Olta dhe Kiara. Publiku do votonte se kë nga çiftet do të nxirrte në nominim.





Publiku vendosi që në nominim të dalë Olta dhe Kiara, nga të cilat njëra do largohet të shtunën. Mirëpo si duket këngëtari Ejlli këtë nuk e ka pritur mirë. Luizi tha se nëse largohet Kiara edhe ai do të dalë nga shtëpia e madhe duke hequr dorë nga çmimi i madh.





“E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe.

Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them për mosrespekt ndaj këtij formati.

Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kot të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën”, tha Luizi.

Zjarr Tv Ad