Profesori i dënuar për trafik droge lihet në burg në pritje të ekstradimit

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg për 40 ditë” për Dritan Shoraj, lektor në Fakultetin Ekonomik.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezulton të jetë i dënuar me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndalimi I tij erdhi pas informacioneve të marra nga drejtësia italiane, e cila nëpërmjet Interpolit ka sjellë informacion në lidhje me personat e dënuar, për të cilët kërkon arrestimin dhe ekstradimin për të kryer dënimin ne shtetin ku kanë kryer veprën penale.

“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar Dritan Shoraj me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian”informoi policia e Tiranës.

Zjarr Tv Ad