Profesori i njohur themelon partine e re me bindje komuniste (EMRI – Themeluesi)

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arlind Qori është kryetari i partisë më të re të krijuar në Shqipëri, “Lëvizja Bashkë”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Qori shpjegoi përse Organizata Politike, e cila ka 12 vite që operon në Shqipëri, u kthye në një parti politike dhe kë synon të përfaqësojë partia e re.

Pjesë nga biseda në studio:

Arlind Qori: Shqipëria ka një krizë të disafishtë. Është krizë politike në kuptimin e partive. Krizë ekonomike, që e shohim përditë. Edhe një krizë të besimit të qytetarëve te institucionet.
Ne themeluam një parti, që duam ta quajmë më shumë sesa parti, sepse mendojmë se 12 vite ishin të mjaftueshme për të ezauruar një lëvizje që e luftonte sistemin nga jashtë, e gjuante me gurë, etj. 12 vite janë mjaftueshme për tu konsoliduar dhe për të hedhur një hap tjetër.
Ne si organizatë, u kërkonim mbështetësve tanë një nivel të jashtëzakonshëm angazhimi, disa shkonin edhe në burg. Çdo parti në një moment të caktuar do të ketë provën elektorale, ne duam të shohim sa na vlen lëkura. Nuk mjafton vetëm të kesh të drejtë, por të drejtës ti japësh fuqinë. Në mbledhjen tonë themeluese, barra për ta drejtuar partinë ra mbi mua. Në statut, kryetari ka shumë pak kompetenca.

Ylli Rakipi: Partitë politike këtu janë të panumërta. Edhe Fatmir Mediu ka parti. Pse jeni ju ndryshe?

Arlind Qori: Askush nuk e di çfarë përfaqësojnë dhe kë përfaqësojnë këto parti. Shqipëria nuk ka nevojë për partinëë 145-të…

Ylli Rakipi: Ju kë përfaqësoni?

Arlind Qori: Le të nisim me punëtorët, që janë klasa më e neglizhuar. Pensionistët që janë mbi 600 mijë, treçereku jetojnë nën minimuimin jetik. Të rinjtë, që duhet të ikin nga sytë këmbët. Shtresa e mesme, që për të blerë shtëpi u duhet 120 vjet.
Shumica dërrmuese në Shqipëri, është e papërfaqësuar, por edhe pa zë fare.
Ne duam të flasim për të thirrur njerëzit të angazhohen. Ne duhet të përfaqësojmë ide.
Ose bëhet bashkë kjo gjë, ose nuk ka për tu bërë. Nuk funksionon duke dalë në televizor me 300 vetë.

Zjarr Tv Ad