Profesori i Oksfordit: Dy arsyet pse nuk ecën integrimi në Shqipëri

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria ka ngecur në dhomën e pritjes, me shpresën se do të nisë negociatat me Bashkimin Europian. Ndërkohë shqiptarët po largohen masivisht nga vendi, shkruan Al Jazeera.

Rrjeti televiziv thekson se mungesa e perspektivës, po bën që shqiptarët të ikin nga vendi. Ata e duan integrimin me shpresën se Europa do e kontrollojë më shumë funksionimin e demokracisë në vend.

Për gazetarin Enton Abilekaj, shkak për ngecjen e integrimit është bërë edhe korrupsioni. Ndërsa James Pettifer, profesor i Oksfordit, sheh dy arsye të tjera. Sipas tij, janë “dy elefantë në dhomë”.

“I pari është industria ilegale e kanabisit, që lejon të gjitha aspektet e ekonomisë. Vizitorët në Tiranë shpesh impresionohen nga makinat luksoze dhe kullat e larta që ndërtohen në mënyrë frenetike, por e gjitha kjo nuk përputhet me papunësinë prej 12 përqind në vend, emigracionin masiv dhe pagesën mujore prej 600 eurosh”. “Elefanti tjetër është miqësia e ngushtë dhe në rritje mes Ramës me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan,” thotë Pettifer, duke nënvizutar aspektet e pushtetit të butë që përdor Turqia në politikën e jashtme.

“Mendoj se Rama gjithmonë ka shpresuar se në sytë e BE, Islami shqiptar nuk do jetë pengesë për anëtarësimin. Sigurisht në disa vende të BE më të djathta, veçanërisht në Francë dhe Hungari, fakti që ka një shumicë myslimane në vend, nuk do e ndihmojë anëtarësimin”.

Zjarr Tv Ad