Programi i PS-së për energjinë e ujin, reagon PD: E vetmja gjë që bëri Rama gjatë 8 viteve ishte abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave të qytetarëve

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo ka reaguar pas programit të Energjisë së Ujit të PS-së për 4 vitet e ardhshme.

Garo u shpreh se Rama nuk mund të risjellë ndryshimin në Shqipëri, pasi për 8 vite me rradhë ai ka dështuar. Ajo u shpreh se premtimet e Ramës janë boshe dhe e vetmja gjë që ka bërë për sektorin e energjisë gjatë 8 viteve është abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave të qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.

Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë.

Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.

Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.

Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

 

Zjarr Tv Ad