Progres raporti i BE, Gjipali: BE skeptike për ‘Ballkanin e Hapur’

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri Gledis Gjepali, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për progres raportin e BE-së për vendin tonë.

Gjipali thekson se BE është skeptike për Ballkanin e Hapur, duke shtuar se lufta ndaj korrupsionit ka ende rrugë për të bërë.

Lufta ndaj korrupsionit ka akoma rrugë për të bërë. BE është skeptik për Ballkanin e Hapur. Raporti thotë se korrupsioni është në nivele të larta. BE është e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan.

Konferenca Ndërqeveritare do të mbahet brenda vitit. Raporti i BE ka bërë analizë për të gjitha fushat.

Raporti rekomandon hapa për integrimin. Për zgjedhjet janë thënë disa gjëra, që ato të jenë sa më të ndershme. Zgjedhjet në tërësi konsiderohen pozitive, por me problematika e me klimën jo të mire gjatë zgjedhjeve. Klima shtrënguese përmendet shumë, kjo edhe për pandeminë, por edhe për elementë të tjerë, që është reflektuar në vitin e kaluar”, u shpreh Gjipali.

Zjarr Tv Ad