Ditën e sotme është mbledhur konferenca e kryetarëve, ku po diskutohet buxheti për vitin 2022. Në propozimet e bëra janë ato për rritjen e ndihmës ekonomike, rritja e pagave për mjekët dhe punonjësit psikosocialë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi tha se parashikohej një rritje prej 4% e ekonomisë dhe shtoi se kjo rritje do të përkthehej edhe në rritje rrogash për sektorët e ndryshëm.
Sipas vendimit, ndihma ekonomke do të rritet me 10%, gjersa përfshihet edhe rritja e masës ekonomike që përfitojnë familjet me më shumë se 3 fëmijë. Gjithashtu do të dyfishohet edhe ndihma për fëmijët jetimë.
Ndërsa përsa i përket krizës energjitike, qeveria do të akordojë 45 milionë dollarë për shtresat në nevojë të cilat mund të kenë vështirësi në pagesën e energjisë elektrike.
Në projekt-buxhet parashikohet gjithashtu edhe rritja e pagave për disa profesione, konkretisht:
Pagat e mjekëve do të rriten me 6% që prej datës 1 korrik të vitit 2022.
Rritja me 6% e pagave për mësuesit dhe punonjësit psiko-socialë , gjithashtu do të ketë edhe investime në arsimin e lartë.
Sa i përket bujqësisë, do të rritet tavani buxhetor, pasi do të shtohen investimet sa i përket mbështetjes për fermerët dhe peshkaktarët. Rritje pagash parashikohet gjithashtu edhe për punonjësit e policisë të ciëlt jetojnë jashtë vendbanimeve të tyre. Sa i përket rindërtimit, do të vihen në dispozicion nga buxheti 20 miliardë lekë në total, ndërsa do të ketë edhe një plan 2-vjeçar për pandeminë.