Projekt për Lungomare edhe në Durrës, Rama: Do bëjmë një shqiponjë në det, mos na thonë durrsakët se i lamë pas vlonjatëve

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot kryebashkiaken e Durrësit Emiriona Sako ndërsa është njohur dhe me projektin e ri, atë të ndërtimit të një lungomare në Durrës, e cila do të jetë 3 km e gjatë dhe do të nisë nga Ura e Dajlanit deri tek Kovalishenca, ndërsa pritet që punimet të nisin në vjeshtë.

Rama u shpreh se ky projekt do të japë një impakt ekonomik pozitiv për Durrësin, ndërsa shtoi me batutë se durrsakët nuk kanë pse ankohen më se i kanë lënë pas dore, pas rehabilitimit të zonës bregdetare në Vlorë.

Gjithashtu ai u shpreh se projekti duhet modifikuar duke bërë dhe një ndërhyrje në det për të ndërtuar një shqiponjë që do të jetë dhe zonë turistike:

“Kemi mundësi për një plazh të bukur me një rërë të bukur. Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det siç është palma, siç kanë bërë vende të tjera. Me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet nga A-ja te ZH-ja dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen”, tha Rama.

Durrësi është një nga zonat turistike më të frekuentuara nga shqiptarët e Kosovës dhe me sa duket kryeministri do ta përdorë simbolin kombëtar dhe si atraksion shtesë për turistët shqiptarë matanë kufirit zyrtar. Edi Rama pas 2 mandatesh si deputet i Vlorës, zgjodhi të jetë përfaqësues i elektoratit socialist në Durrës pasi e futi emrin e tij në listat e 2 qarqeve.

Zjarr Tv Ad