Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Kopje e aferës së Inceneratorëve, Rama përdor procedurë të përshpejtuar si hajduti që do të humbë gjurmët

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye këtë mbrëmje në Kuvend për të diskutuar në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha e deklaroi këtë projekt me aferën e Inceneratorëve ku theksoi se Rama ka përdorur procedurë të përshpejtuar ashtu si hajduti kur tenton të humbë gjurmët.

“Sërish kthehem tek projekti i plaçkitjes më të madhe të këtij vendi, Plaçkitjes së pronës më të çmuar që është Porti i Durrësit. Këtu është një model absolutisht copy paste i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës si ajo e djegsave.

Djegësit me portin Marina Bay janë diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë ujë e ndarë në dysh.

Njësoj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë e super përshpejtuar. Agaçi i djegësave mblodhi 17 akte me procedurë të përshpejtuar. Edhe këtu të gjitha janë më procedurë të rrufeshme të përshpejtuar sepse hajduti mendon se me shpejtësi mund të humbë gjurmët e tij”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad