Projekti i Unazës së Madhe, banorët e Laprakës dhe Paskuqanit futen në ARRSH

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Paskuqanit dhe të Laprakës janë futur mëngjesin e sotëm brenda ambjenteve të ARRSH për të kërkuar informacion lidhur me Projektin e Unazës së Madhe.

Kujtojmë se kundërshtitë e tyre ndaj këtij projekti vijojnë prej kohësh, ndërsa herën e fundit që shkuan në këtë institucion nuk morën asnjë informacion.

Përgjegjësi i sektorit të shpronësimeve u komunikoi se nuk mund tu jepte asnjë lloj informacion mbi projektin, duke u kërkuar banorëve të dorëzonin një shkresë të cilën tua dërgonte organeve kompetente.

Banorët nga ana tjetër thanë se kërkesa me shkrim është procedurë që vonon pasi sipas tyre puna në terren ka nisur dhe se projekti ka devijime.

Ende nuk dihet si do shkojë situata sot ndërsa këta banorë shprehen se kanë mbi 17 vite që kërkojnë marrjen e një leje legalizimi dhe u japin përgjigjie negative në momentin e fundit. Frika e tyre më e madhe është se mund të me përfundojnë në banesa sociale.

Zjarr Tv Ad