Projekti i Unazës së Madhe/ Banorët protestojnë prej javësh, ministrja Balluku: Askush nuk do mbetet pa banesë, për ata që i kanë të palegalizuara…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka garantuar banorët që preken nga projekti i Unazës në zonën e Paskuqanit, që po protestojnë prej javësh, se askush nuk do të ngelet pa strehim, as ata që kanë banesa të palegalizuara.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku tha për mediat:

“Kjo qeveri është ajo që ka ndërtuar mijëra banesa për të pasterhët nga tërmti, s’do ndodhë që të ngelë askush në rrugë, bëhet fjalë për 654 banesa të cilët janë të legalizuara e do trajtohen sipas ligjit, për të tjerët po punojmë për një instrument që do akomodojë familjet që preken nga projekti.

Projekte të tilla që janë në të mirë të publikut nuk duhet të zhvillohen? Të gjithë e dinë që aty do kalonte unaza por kanë marrë riskun për të ndërtuar. Qeveria Rama do marrë masat e askush s’do mbetet pa banesë”.

Sipas Ballukut, ky është projekt i vitit 1986. “Edhe opozita fillon e përdor është ndryshuar projekti disa herë, eshte cuar aty eshte cuar ketu. Të gjithë banorët e Paskuqanit, zonës verilindore s’kanë ndonjë kontakt të vecantë me qeverinë, qeveria nuk e ka ndryshuar gjurmën për të favorizuar dikë apo jo”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad