Juristja Adriana Kalaja ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për padinë e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër Shkëlqim Fushës dhe Arbër Maznikut, si dhe për projektin multimilionësh që do të ndërtohet në truallin e Selisë së PD-së.
Sa i takon këtij projekti, Adriana Kalaja thotë se pronarët e truallit nuk mund të shpenzojnë 1.5 milionë euro për projektin pa pasur garanci nga Lulzim Basha dhe Bashkia e Tiranës se ky projekt do të ndërtohet.
Sipas Kalasë, projekti do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke shtuar se sipas informacioneve të saj, dy investitorët krysore në këtë projekt janë biznesmeni Shkëlqim Fusha dhe kunati i kreut të PD-së Lulzim Basha.
“Projekti ka filluar në 2017. Koha e vënies në zbatim ishte paracaktuar 2018-21. Nga deklarimi i vetë kryetarit të bashkisë tha dy të vërteta që nuk diskutohen. E para, projekti është i pas 2016-tës, pra s’ka lidhje me vendimmarrje te qeverisjes Berisha. Nga ana tjetër i përshtatëet pozicionit ku ndodhet sot selia e PD-së. Po ashtu nënkryetari tha se ky projekt është paraqitur në bashki për të marrë leje. Kisha informacion të brendshëm nga bashkia Tiranë. Shifra është 1.4milionë euro. Nuk mund të riskojë njeri për të bërë një shpenzim kaq të madh pa patur garancinë që Bashkia e Tiranës të japë lejen e ndërtimit , dhe duhet të kesh një marrëveshje paraprake mes të tre këta që i denoncojmë si pjesë të aferëës. Pronarët e truallit kanë të drejtën e vet. Personi që zotëron pronën ish-kryetari i Bashkisë Lulzim Basha dhe shteti. Nuk mund të shkojë në bashki projekti pa këtë marrëveshje. Nën kryetari nuk tha se është refuzuar por thjesht nuk e kemi miratuar. Ata që kanë paguar projektin, bashkë me pronarët e truallit të kenë marrë risk kaq të madh pa pasur dakordësi me Lulzim bashën. Informacione të sigurta më kanë thënë se dy investitorët kryesore do të jenë Shkëlqim Fusha dhe kunati i Lulzim Bashës. Shkëlqim Fusha ka blerë territorin e BKT-së. Mendoj se çdo gjë është mbaruar. Së shpejti aty do të fillojnë ndërtimet për kullat. Beteja e 8 janarit nuk ishte për vulën. Ishte për kullat që do të ndërtohen në sheshin e Selisë së PD-së“, tha Kalaja.
Sa i takon padisë ndaj nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku dhe biznesmenit Fusha, që u bë dy vite më parë por nuk është marrë në shqyrtim nga Prokuroria e Tiranës, Adriana Kalaja u shpreh se u kërkua që të pushohej çështja në shkelje të plotë të ligjit, por Gjykata e Posaçme e riktheu çështjen. Aleanca për Teatrin e akuzon Arbër Maznikun se i janë paguar udhëtime të shtrenjta nga biznesmeni Shkëlqim Fusha.
“Sapo u morëm me këtë rast, e depozituam kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, e cila vendosi ta pushojë. Ne gjatë periudhës nga momenti i depozitimit të kërkesës për pushim në gjykatë e në vijësi, Prokuroria e Tiranës hoqi dorë nga pushimi i çështjes dhe kërkoi që kjo çështje të kalonte NË spak. Në rastet precedente që ja bëmë në dije gjykatës, rastet e korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve të lartë delegohen dosjet në SPAK. Kjo ka qenë kërkesë e jona dhe prokurorisë së Tiranës. Në shkelje të plotë të ligjit, pa na dhënë mundësi që të shpreheshim me kërkesën, gjyqtari vendos të miratojë pushimin e çështjes. Prokuroria e kishte tërhequr këtë vendim, ndërkohë gjyqtari merr vendimin mbi bazë të një vendimi të parë. Ne bëmë ankimin për vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe në SPAK dorëzuam kallzim ndaj gjyqtarit, ne kemi ngritur dyshime të arsyshme që ky vendim ka si bazë korrupsionin e konsumuar midis dy personave të kallzuar dhe gjyqtarit të çeshtjes. Ajo dosja kur është aty duhet hapur, kjo ndodhi, gjykata e posaçme u ngrit në lartësine e detyres. Detyroi SPAK të regjistronte kallëzimin për gjykatësin dhe kërkoi të hetoheshin të gjithë ata që kanë lidhje me këtë aferë korruptive. Kjo çështje ka dy vite që është në pritje. KLGJ në një urdherëse te brendshme ka detyruar gjykatat e apelit të merren me përparësi me çështjet penale dhe rast pas rasti me çështjet civile. Ne duke u bërë me dije se në këtë gjykatë po gjykohen çështje penale që kanë lidhje me kundravajtje administrative dhe nuk gjykohet kjo çështje, ne do t’i drejtohemi institucioneve më të larta të drejtësisë si KLGJ. Është e trishtueshme të shikosh si këta dy persona janë në proces penal për një aferë korruptive që nuk lidhet drejtëpërdrejte me teatrin kombëtar, por tërthorazi po, sepse projekti është menaxhuar nga Bashkia e Tiranës dhe ai që do të ndërtojë projektin është shkëlqim Fusha. Kjo aferë lidhet dhe me aferat e tjera“, tha Kalaja.