Projektligji për ‘Buxheti 2022’/ Sot do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, rendi i ditës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00. Në rendin e ditës prej shtatë pikash, bëhet e ditur se do të diskutohet në parim e më pas votohet Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Po ashtu, projektligje për tatimet, akcizat dhe taksat kombëtare do të jenë në rendin e ditës dhe do të diskutohen nga nismëtari dhe deputetët përkatës.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 4.11.2021 dhe 8.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

4. Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55, 82 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtëvotash për miratim) P

5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” tëndryshuar””.

6. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. (

7. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”.

Zjarr Tv Ad