Projektligji për ndryshimet në Kodin Rrugor, ‘tallet’ Bushati: Hera e parë që sillni një ligj që nuk ka pas oligark, vetëm po ndatë përqindjet me…

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa është duke u diskutuar projektligji i propozuar nga deputeti Taulant Balla për ndryshime në Kodin e ri Rrugor, nuk kanë munguar batutat në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese. Ishte deputeti Helidon Bushati, ai që tha se është hera e parë që socialistët propozojnë një ligj që nuk ka nga pas interesat e oligarkëve. Duke shtuar me humor, se nuk do të çuditej nëse ka ndonjë plan për të dhënë me koncension policinë rrugore.

Helidon Bushati: Është nga të vetmet iniciativa që nuk ka pas interesat e një oligarku. Vetëm nëse keni në plan të jepni me koncension edhe policinë rrugore dhe të merrni interesa nga gjobat që do vendosen.

Bushati u shpreh se është pro ndryshimeve për kufizimin e shpejtësisë, por tha se në qytete bëjnë ligjin personat e veshur me pushtet, të cilët janë edhe shkelësit më të mëdhenj të Kodit Rrugor. Sipas deputetit të Shkodrës një tjetër shqetësim i madh është dhe mungesa e investimeve në sinjalistik.

Mes ndryshimeve në Kodin e Ri Rrugor do të jenë dhe ato për shpejtësinë, duke e ulur maksimumin e lejuar në qendrat urbane, dhe duke e rritur në akset që konsiderohen autostrada.

Zjarr Tv Ad