Projektligji për rininë, Roshi: Duhet menduar për punësimin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projektligji për Rininë, i cili përfshin grupmoshën nga 15-29 vjeç ritet të krijojë më tepër mundësi për arsimimin e moshave të reja dhe integrimin e tyre në tregun e punës. Gjatë prezantimit të draftit. anëtarët e Komisionit kërkuan më tepër vëmendje te te punësimi i të rinjve, nisur së pari nga numri i kuotave në Universitete si një sinjal për orientimin e tregut të punës.

Të rinjtë do të kenë më shumë të drejta të mbrojtura dhe mundësi për të përfituar nga projektet e punësimit.

Ky është një ndër synimet kryesore mbi të cilin është ndërtuar projektligji për rininë, i cili u prezantua për herë të parë në Komisionin e Shëndetësisë.

Projektligji parashikon krijimin e një fondi të posaçëm për organizatat rinore, por edhe për qeverisjen vendore, të cilat do të paraqesin projektet për këtë target grup.

Kryetari i Komisionit, Enver Roshi, kërkoi më tepër vëmendje te punësimi i të rinjve, nisur së pari nga numri i kuotave në Universitete si një sinjal për orientimin e tregut të punës.

Roshi: Ministria e Arsimit, fakultete të tëra bëjnë propozime për studentë dhe për degë të cilat ose kanë treg shumë të pakët dhe nuk zënë vende pune fare ose janë jashtë mundësive të punësimit. MAS bashkë me Rektoratet e Universiteteve duhet të ketë një vlerësim të tregut të punës për të gjitha kuotat e pranimit në Universitete.

Projektligji u miratua në parim nga anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë.

 

Zjarr Tv Ad