“Prokurorët e SPAK mund të hetohen”/ Shemsi Prençi zbardh strategjinë e Altin Dumanit: Burimi më i artë është…

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK nuk po shfrytëzon raportet e KLSH-së për korrupsionin e zyrtarëve.

“SPAK nuk shfrytëzon burimin më të artë që ka në dorë lidhur me korrupsionin në zyrtarët e lartë. Burimi më i artë është Raporti i Kontrollit të Lartë të shtetit.  Ka shumë persona që kanë abuzuar me 10-15 mln euro dhe vijën dhe bëjnë si bilbila në studiot televizive.  Burimi kryesor tjetër është ILDKPI se atje kanë fshehur të gjithë pasuritë”, tha Premçi.

Teksa komentoi situatën në SPAK, ai tha se edhe prokurorët e kësaj strukture mund të hetohen në rast dyshimesh.

“Prokurorët e SPAK mund të hetohen. Dumani mund të marrë në pyetje prokurorët e vet”, tha ai.

Zjarr Tv Ad