Prokurori i Tiranës në vetting, Julian Xhengo jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe figures

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurori i Tiranës Julian Xhengo u përball të premten më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth katër orë e gjysmë dha shpjegime mbi pasurinë, figurën dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore, Xhengo u përball me një bilanc negativ të prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, thuajse dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse.

Xhengo kundërshtoi në seancë gjetjet e Komisionit për pasurinë; një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK si dhe konstatimet për shtyrje të hetimeve dhe marrje të vendimeve jashtë afateve, pa kryer veprime hetimore.

Procesi i vetingut për prokurorin Julian Xhengo po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Julian Xhengo i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Vlorës dhe në atë të Fierit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zjarr Tv Ad