Prokuroria çon në gjykatë dosjen e Ervis Martinajt

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen në ish-Bllok, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2018, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

I përfshirë në këtë ngjarje,Ervis Martinaj, i cili është marrë i pandehur. Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”.

Dosja brenda 10 ditësh pritet të shkojë në gjykatë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kerkesën e akuzës.

Në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj. Përplasja me armë ndodhi mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.

Komandoja Mervjol Bilo hapi zjarr duke vrarë Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt, plagosi këtë të fundit dhe kushëririn e tij, Eljo Hato.Mervjol Bilo vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa Ervin Mata është liruar nga akuza.

Zjarr Tv Ad