Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda boshatiset nga prokurorët, jashtë funksionit

0
63
TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. ATSH.Foto: Agim Dobi
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda tashmë nuk ka asnjë prokuror dhe praktikisht është plotësisht jashtë funksionit.

Si rrjedhojë, nuk ka prokuror që të mund ta apelojë çështjen e Dritan Dajtit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi ditën e djeshme prokurorin e fundit të kësaj prokurorie dhe njëherësh drejtuesin e saj, Artan Bajramin.

Më herët, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku komandoi në këtë prokurori Besa Nikëhasanin, e cila u shkarkua nga KPK në prill 2018. Pas kësaj, Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda mbeti me vetëm dy prokurorë, Bujar Sheshin dhe Artan Bajramin.

Zoti Sheshi u zgjodh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) në dhjetor 2018, ndaj ai nuk mund të ushtrojë detyrën e prokurorit pranë kësaj Prokurorie.

Ndërkohë, sipas ligjit, kjo prokurori apeli ka për detyrë të ndjekë të gjitha çështjet që ankimohen nga Shkalla e parë e Krimeve të Rënda.

Me largimin e Artan Bajramit, çështjet që do të ankimohen nga shkalla e parë, do të mbeten pa u shqyrtuar, pasi apeli nuk ka prokurorëve. Gjithashtu, edhe vendimet e dhëna deri më tani nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk do të mund të çohen në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, me shkallën e parë dhe të apelit, do të zëvendësohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). KLP shtyu afatin e aplikimeve për në SPAK, si rezultat i numrit të ulët të kandidatëve. Sipas KLP, SPAK pritet të ngrihet në qershor.

Pra, së paku për pesë muaj, Shqipëria do të jetë pa Prokurori Apeli të Krimeve të Rënda dhe pa SPAK. Në këto kushte, nuk ka prokuror që të mund ta apelojë vendimin për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit në GJykatën e Lartë. /Exit.al

Zjarr Tv Ad