Deputeti i LSI-së Petrit Vasili kohë më parë ka paraqitur pranë Prokurorisë së Tiranës materiale ku shihen persona civil por që mbanin armë duke dhunuar protestuesit, në protestat e dhjetorit 2021.
Prokuroria e Tiranës kërkesën në fjalë e ka dërguar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës pasi siç pasqyrohet në vendim këto protesta po mbaheshin në segmentin rrugor Durrës-Tiranë.
Por sipas Vasilit kjo dhunë e egër ka shqetësuar Parlamantin Europian, ndërsa Prokuroria shqiptare nuk heton dhe mbyll çështjen.
Statusi i plotë i Petrit Vasili!
Statusi i Vasili:
Parlamenti Europian është në këmbë ndërsa Prokuroria në mënyrë të paturpshme nuk heton dhe mbyll çështjen.
Kjo dhunë e egër dhe e mirëmenduar është parë nga të gjithë shqiptarët.
Vete policia ndërsa xhupzinjtë dhunonin si kafshë protestuesit kishte merak që të mos evidentohej nga media dhe komandant policie u thoshin xhupzinjve: kujdes se ka kamera! Këto fakte i evidentova në parlament kur thirra në seancë pyetjesh Ministrin e Brendshëm Çuçi, ku pamjet i pa dhe i dëgjoi i gjithë parlamenti.
Vura në dispozicion të Prokurorise edhe ato foto dhe ndonjë filmim të marrë nga mediat shqiptare dhe rrjetet sociale që munda të siguroj. Këto ishin indicie të mjaftueshme që Prokuroria të hetonte në mënyrë të thelluar si dhe të siguronte shumë e shumë me tepër fakte, prova dhe dëshmi të tjera për të zbardhur çështjen e për të çuar fajtorët përpara drejtësisë.
Prokuroria ka arritur fundin.
P.S. Shihni vendimin e mbylljes së çështjes kujtoni edhe fotot e videot e dhunës.