Prokuroria e Përgjithshme i jep “dritën jeshile” Metës: Asnjë nga MINISTRAT e Qeverisë “Rama 3” nuk ka probleme me ligjin

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për verifikimin e ministrave të Qeverisë “Rama 3”. Sipas organit të akuzës të drejtuar nga Olsian Çela, asnjë nga ministrat nuk ka probleme me ligjin.

Letra e Metës shkoi dje në tyrezën kryeprokurorit Olsian Çela, dhe mesa duket pas verifikimeve që janë bërë edhe në Prokuroritë e Rretheve, ka dalë se asnjë nga ministrat e propozuar nga socialistët nuk është aktualisht i proceduar.

Ndërkohë po sot drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është shprehur se e njëjta kërkesë ka mbërritur dhe në institucionit që ai drejton dhe po shqyrtohet me përparësi, për shkak edhe të afatit 7 ditor. Pas përfundimit të verifikimeve, Kraja ka thënë se do të japë informacion zyrtar për aq sa ja lejon ligji.

Dje, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion informacion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohej, që përgjigjet e kërkuara të kthehej sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehej për emërimet brenda 7 ditëve.

Zjarr Tv Ad