Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për Agim Kajmakun, kandidat i Rilindjes për Vorën

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për Agim Kajmakun, aktualisht kryebashkiak i Vorës i mandatuar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimit të PD-së ku saktësohej se Kajmaku “ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”

Sot ka mbërritur kërkesa dhe do jetë e njëjta procedurë si më Valdrin Pjetrin e Shkodrës.

Sipas denoncimit të Partisë Demokratike “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Ndërkaq në një reagim publik, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as nga Greqia.

Zjarr Tv Ad