Prokuroria hap hetimet për blerjen e ilaçeve të skaduara tek QSUT-ja

0
14

Prokuroria ka hapur hetim në lidhje me skandalin e blerjes së ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Ky i fundit ka vendosur që ish-drejtoreshën e Farmacisë në QSUT, Narvina Sinani, njeriu përgjegjës për blerjen e ilaçeve të skaduara ta emërojë si Drejtoreshë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësose. Por Sinani njihet edhe si mikeshë e afërt e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sinani është nën procedim penal nga prokuroria pas denoncimit të bërë nga KLSH-ja për abuzim me 8 milion euro barna të blera të skaduara dhe skadimin e atyre që ishin gjendje të magazinat e QSUT-së.
Burime konfidenciale nga KLSH-ja kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli tjetër të para 1 muaji kanë zbuluar një tjetër shkelje prej 5.2 milionë eurosh produkte spitalore te zhdukura. Narvina Sinani mësohet gjithashtu se ka edhe një farmaci në Tiranë që është e regjistruar në emër të nënës së saj.