Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për Agim Kajmaku

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të kërkojë gjurmët e gishtave të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Burime nga grupi hetimor në sektorin e dekriminalizimit thanë se fletë-thirrja është hartuar të premten dhe sot niset për në Bashkinë e Vorës.

Policia Gjyqësore do të dërgojë sot edhe kërkesën në laboratorin e Policisë Shkencore . Pas marrjes së gjurmëve të gishtave, Prokuroria do dërgojë letërporosi në Greqi.

Siç mësohet nga prokuroria, gjurmët e gishtave të Kajmakut nevojiten për shkak të ndryshimit të emrit.

Sipas PD, kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku,  rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia me 14 Janar 2003 me identitetin e rremë Jorgo Toto, atësi Thanas dhe amësi Parascevi.

Përmes një postimi në Facebook të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen”. Por Partia Demokratike megjithatë flet për nje emër tjetër të përdorur sipas saj nga zoti Kajmaku, jo Jorgo Toto, por Jorgo Toro.

Kryebashkiaku i Vorës, është shprehur gjithashtu se “pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qënë i dënuar apo jo”. Por sipas PD-së, emri tjetër që ajo thotë se lidhet me zotin Kajmaku, pra Jorgo Toro, ka tjetër amësi dhe atësi.

Pak ditë më parë, PD-ja ju drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar prej saj nisjen e verifikimeve duke qenë se sipas saj ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

Zjarr Tv Ad