Prokuroria mbylli hetimet, KQZ thotë nesër “fjalën e fundit” për Tom Doshin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë nesër rezultatet e verifikimit për Tom Doshin. Pak ditë më parë Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për Doshin.

Rezultatet e këtyre verifikimeve i janë dorëzuar KQZ-së, i cili si organ kompetent, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.

KQZ ka njoftuar se mbledhja do të jetë në orën 12:00. Kujtojmë se Tom Doshi ishte në listën e 28 kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i nisi për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme.

Zjarr Tv Ad