Prokuroria merr deklaratën e Ina Nukës, kërkon: Burg për 6 nga 11 të arrestuar

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës pas protestës së banorëve të “Unazës së Re” përballë Parlamentit, e cila degjeneroi në akte dhune e përleshje mes tyre dhe policisë, shoqëroi 11 qytetarë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Ndërkohë sot është zbardhur edhe kërkesa e Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të ndaluarit, ku kërkohet “arrest me burg” për 6 prej tyre dhe masa “detyrim paraqitje” për 5 të tjerë.

Prokurorët kanë marrë edhe deklarimin e efektives së plagosur Ina Muka, e cila ka rrëfyer rrethanat e dëmtimit dhe theksohet se dëmtimet kryesore i ka në dorën e djathtë, pasi e ka përdorur për të hequr nga pjesa e qafës kapsollën e hedhur nga turma.

“Ajo ka qenë me shërbim në hyrje të Kuvendit në rreshtin e dytë dhe gjatë protestës ajo ka parë që protestuesit kanë ardhur me pankarta në duar si dhe me bidona plastike dhe kapsolla, dhe ndërkohë që po zhvillohej kjo situate në një moment ajo ka ndjerë një djegie në pjesën e qafës nga ana e djathte e saj, njëkohësisht edhe një erë tymi.

Menjëherë ajo ka vendosur dorën e djathtë në pjesën e qafës dhe në këtë moment ka dëgjuar një shpërthim dhe dhimbje në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë. E dëmtuara ka deklaruar se kapsolla ka ardhur përballë në drejtim të Komunitetit Mysliman.

Është bërë edhe kqyrja fizike e shtetases Ina Muka ku konstatohen dëmtime në pjesën e qafës nga ana e djathtë e saj, dëmtime në gishtin tregues dhe gishtin e mesit të dorës së majtë, si dhe dëmtime masive të dorës së djathtë me apumtim tërësor të gishtit të madh”, thuhet në fashikullin e Prokurorisë për dëshminë e efektives Muka.

Organi i akuzës kërkon burg për shtetasit:

Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”); Fluturim Goleci, 30 vjeç; Amarildo Sinanaj, 30 vjeç; Rruzhdi Daci, 53 vjeç; Marsel Villari, 28 vjeç; Shpati Bilbili, 31 vjeç;

Ndërkohë, kërkohet “detyrim paraqitje” për 5 protestuesit e tjerë: Paolo Ahmetcanaj, 17 vjeç; Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç; Lulzim Dozhani, 45 vjeç; Ali Nalic, 35 vjeç; Erald Mucaj

 

Zjarr Tv Ad