Prokuroria merr nesër në pyetje Ardian Dvoranin

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Komisonit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani do të paraqitet ditën e nesërme në Prokurorinë e Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike brenda organit të akuzës. Kërkesa për paraqitjen e Dvoranit në Prokurori është bërë nga Prokurori Alket Mersini, i cili i ka bërë ftesë kreut të KED që të jetë i pranishëm në organin e akuzës në orën 10.00.

Dvorani thirret në Prokurori menjëherë pas dëshmisë që dha sot në këtë organ, Presidenti Ilir Meta. Ky i fundit e ka akuzuar Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim titulli në lidhje me procedurat e ndjekura për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad