Prokuroria nis hetimet për abuzimet në Kadastrën e Durrësit

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria ka nisur hetimet për dëmtimin e regjistrave të pronave në Kadastrën e Durrësit.  Prokuroria e Durrësit njofton se është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes.

Denoncimin  për “kasaphanën”  në arkivën e Durrësit u bë nga kreu i Kadastrës Artan Lame pak ditë më parë, i cili tha se raporti i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrit ndërsa shtoi se ka pasur presione të vazhdueshme që ky inventarizim të mos bëhej.

Njoftimi:

PROKURORIA PRANЁ GJYKATЁS SЁ SHKALLЁS SЁ PARЁ

NJOFTIM PER MEDIA

Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal.

Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes.

Zjarr Tv Ad