Prokuroria “u mbylli gojën” mediave, Ben Andoni reagon i revoltuar: Nuk mu duket normale, kjo është fshihesh pas një gjethe fiku

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës u ka ndaluar mediave që të publikojnë të dhënat dhe dokumentet që kanë shpërndarë hakerat iranianë mbi sistemin TIMS.

Përmes njoftimit zyrtar për mediat, bëhet e ditur se në rast të shkeljes së këtij vendimi, do të nisë menjëherë hetimi ndaj mediave.

Ndërkohë analisti Ben Andoni në një lidhje direkte për një emision, tha se kjo nuk është normale pasi misioni i medias është informimi. Më tej ai tha se media duhet të bashkëpunojë me prokurorinë në lidhje me çështje kaq të rëndësishme.

Andoni: Mendoj që është e duhura që media të jetë e kujdesshme por me atë që në shikojmë ku marrim emrat e viktimave botohen në media, në raste shumë të rënda brenda familjeve ka një handikap të madh te mediat ndërsa kufizimi, nuk është shumë normale se misioni i medias është të informojë.

Media duhet të jetë e kujdesshme kur flitet për jetën e personazheve të ndryshme, dëshmitarëve të mbrojtur, njerëzve të të përfshirë në aksione.

Ky kufizim nuk më duket normal. Hakerimet bëhen nga jashtë, nga Irani që është problematik për sulmet. I vetmi penalitet që vendosëm mbi Iranin ishte heqja e ambasadës. Duhet kujdes për të mos e ngarkuar median me përgjegjësi. Por te kufizosh informacione për të shumëkërkuarin nuk më duket normale. Publiku duhet të jetë sa më shumë i njohur.

Kjo është të fshihesh pas një gjethe fiku. Informacioni është shpërndarë por në pjesën etike media duhet të bashkëpunojë me prokurorinë.

Zjarr Tv Ad