Prokuroria zbarkon në PD, sekuestrohet video-përgjimi

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme deputeti I PD Ervin Salianji ka publikuar një video në emisionin opinion ku shfaqej Fredi Alizoti.  Lidhur me këtë Oficerë të Krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, të marrë në cilesinë e provës materiale.

Prokuroria pretendon se Fred Alizoti luajti rolin e imituesit të zërit të Agron Xhafaj. Ndërkohë mësohet se oficerët kanë shkuar edhe në ambientet e televizionit  ku u publikuan pamjet e deputetit të Partisë  Demokratike.

Në pamjet e transmetuara për herë të parë, Alizoti nuk ishte në dijeni  se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, i cili i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne, apo me ata”, i ka thënë  fillimisht Veliu, Alizotit. Alizoti shprehet se e ka takuar edhe  Balla me dy persona të tjerë. Ai tregon  sesi po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me “Babalen”.

Zjarr Tv Ad