Pronari i magazinës zbuloi predha dhe granata, ndërhyjnë Forcat e Armatosura

0
5

Pasi pronari i një magazine të braktisur në Shkodër, duke pastruar gjeti predha dhe municione luftarake bëri denoncimin.

Kështu në lagjen “Dobraç” ku dhe ndodhet magazina me materialin e rrezikshëm, ndërhyri struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse.

Ekspertët bënë të mundur heqjen e tyre nga magazina e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.

Në magazinë u gjetën 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe një granatë dore mësymëse.

Municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.