Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një banesë është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Lundër të Tiranës. Denoncimi është kryer në polici nga vetë pronari i banesës.
Lidhur mbi rastin ka reaguar edhe vetë Policia e Tiranës, që njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë shton se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.