“Pronat” Tabaku e Bylykbashi takojnë delegacionin e “Venecias”: Nuk i merr dot askush, as Edi Rama

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PD premton se do të zhbëjë çdo ligj të miratuar për pronat në këto 6 vite të qeverisë Rama duke i konsideruar ndryshimet e bëra në dëm të pronarëve.

Oerd Bylykbashi tha se nëpërmjet këtyre mekanizmave qëllimi kryesor është që oligarkët të grabisin pronën publike dhe pronarët mos kenë mundësi të ankohen.

Bylykbashi: Shpjeguam edhe themelim e këtij mekanizmi djallëzor që ka futur Rama për të marrë pronën Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe dhe ka vënë një mekanizëm, që rishpronëson pronarët. Ajo që ne ua bëmë të qartë është se e gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave vë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve.

Nëpërmjet këtyre mekanizmave, koorportas shtetërore të investimeve ta marrë këtë pronë, tia japë oligarkëve.

Fikja dhe eliminimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi. Që  pronarët mos kenë mundësi të ankohen.

Ajo që bëmë të qartë është që PD kthehet në pushtet dhe këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve do të zhbëhen dhe ne do të rikthejmë të drejtat e tyre duke përmirësuar defektet që kanë çuar në zvarritjen e rëndë dhe duke eliminuar korrupsionin.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku e vuri theksin tek ligji i ri i Kadastrës duke u shprehur se funksionet që merr nuk i takojnë këtij institucioni.

Tabaku: Ne patëm mundësi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur që nga 2013 e këtej. Duke nisur me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, një ligj që nuk e njeh pronarin si pronar të tokës së tij. Duke vazhduar me një tjetër grup ligjesh që lidhen me investitorët strategjik, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve. Duke vazhduar me ligjin e Kadastrës, me ligjin që ka pasur të drejtën që ka pasur këshilli bashkiak për të marrë vendime të pronave me shumicë të cilësuar që është hequr javën e fundit. 

Diskutuam dekretin e Presidentit për Kadastrën, një institucion i ri që merr funksione të reja që nuk i takojnë këtij institucioni dhe kryeministrit, por i takojnë Gjykatës. Ne patëm mundësi të shfaqim edhe vizionin që ka PD për çështjen e pronës. Prona është një dhe e patjetërsueshme dhe atë nuk e merr dot askush, as Edi Rama.

Deklaratat e ish-deputetëve të PD-së u bënë pas takimit që patën me përfaqësues të Komisionit të Venecias që ndodhen në Tiranë, pikërisht për çështjen e pronave.

Në përfundim, delegacioni do të hartojë një opinion për ndryshimet në ligjin e pasurive të paluajtshme.

Zjarr Tv Ad