“Pronën tonë nuk do ta marrin deputetët”, sipërmarrësit të revoltuar përballë Voltana Ademit: Projektet mafioze nuk kanë vend në Rrjoll

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Shkodrës ka organizuar një takim me grupet e interesit dhe sipërmarrës të njohur të zonës mbi debatin publik të planit zhvillimor të këtij qyteti. Mbledhja është mbajtur në ambientet e Bashkisë, pikërisht aty ku zhvillohen takimet e Këshillit Bashkiak.

Sipërmarrësit ndihen të frikësuar nga plani zhvillimor pasi sipas tyre pronat e tyre rrezikohen të merren nga investirorë të dyshímtë, madje këtë problem e kanë shprehur dhe me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit.

“Pronën tonë nuk do ta marrin deputetët dhe mafiozët. Projektet me porosi máfioze nuk kanë vend në plazhin e Rrjollit”. Kjo është deklarata e një prej  pronarëve në zonën turistike të Rrjollit në bregdetin e Velipojës. Ato kanë kontestime për planin e zhvillimit në zonën e mbrojtur të Baks-Rrjollit.

Sipas tyre ata e kanë diskutuar këtë gjë edhe me perfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit duke thënë se nuk do të lejojnë që të shfrytëzohet zona nga investitorë të dyshímtë.

Gjithashtu kanë deklaruar se i druhen vendimeve të dyshímta, ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë u shprehën se projekti është i pastër dhe kryehet për të mirën e zhvillimit të turizmit.

Zjarr Tv Ad