“Propaganda, hetuesia shtylla të regjimit” shënimet e Metës te “Blloku

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

President i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim profesorin e njohur Isuf Kalo, i cili pak më ditë hodhi në treg librin e tij “ Blloku’. Kujtojmë se Isuf Kalo ka shërbyer si mjek personal i diktatorit Enver Hoxha.

“I lumtur të takoja sot Profesor Isuf Kalon dhe ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm “Blloku”, një surprizë për mua në të gjitha aspektet. Një libër i shkruar me mjaft kulturë, bazuar mbi eksperienca dhe fakte të një dëshmitari të pazakontë, i cili nuk vinte në Bllok nga Blloku, por që njihte Europën dhe botën, për shkak të studimeve dhe specializimeve të tij.” Shkruan Meta, bashkëngjitur fotos nga takimi me profesor Kalon.

Ndërsa vlerëson librin e tij, për të cilin thotë se është mjaft i vështirë për t’u shkruar në planin personal, për shkak të marrëdhënieve njerëzore me shumë nga personazhet që përshkruhen, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të kuptuar historinë tonë të 50 viteve që u dominua nga Blloku, por sidomos për të nxjerrë mësime për të ardhmen, Meta ndan me lexuesit shënime të mbajtur gjatë leximit të librit.

“Një libër, që më ka detyruar të mbaj shumë shënime, por një prej tyre po e ndaj sot me ju:
“Më vonë jam ndërgjegjësuar se shtyllat kryesore ku mbështetej pushteti i atëhershëm nuk ishin, siç thuhej nëpër plenume e në kongrese, industria, bujqësia apo ushtria. Realisht shtyllat e tij ishin propaganda dhe hetuesia. Isuf Kalo – ‘Blloku’ faqe 75” vijon Meta.

“Duke diskutuar sot me Doktorin në mënyrë miqësore për shumë detaje mbi librin e tij, e pyeta pse sipas tij këto ishin dy shtyllat e atij regjimi. Ai m’u përgjigj shumë thjesht: “Propaganda për ata që donin apo pranonin të gënjeheshin, dhe hetuesia për të shtypur dhe shantazhuar të gjithë ata që nuk pranonin të gënjeheshin”.” -përfundon Meta statusin e tij.

Zjarr Tv Ad