‘Propaganda nuk e mbulon dot dështimin’/ Bardhi u bën thirrje mësuesve: Mos u mashtroni nga Edi Rama

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,Gazment Bardhi ka deklaruar se mashtrimeve të kryeministrit Edi Rama u ka ardhur fundi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën përgjegjës Ramën për degradimin e vendit.

Gjithashtu në Ditën e Mësuesit, Bardhi thotë se Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë sipas tij, faturën do ta paguajë me 25 prill.

Postimi i plotë:Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill. 

Zjarr Tv Ad