Propaganda Veliaj – Rama/ Bashkia nuk pi ujë nga rubineti, harxhon miliona lekë për të blerë ujë për punonjësit e saj

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vitet e fundit janë shpenzuar miliona para për të sjellë ujë të pijshëm për banorët e kryeqytetit. Por sa e përdorin banorët ujin e çezmave për konsum?

Gazetarja e Ora News, Sonila Musai ka biseduar me qytetarët dhe ka marrë mendimet e tyre a e konsumojnë ujin e çezmave. Të gjithë janë përgjigjur që nuk e konsumojnë ujin e çezmave  për të pirë, por janë të detyruar ta blejnë për të pirë. Ndërsa uji i çezmave përdoret për larjen e enëve apo rrobave.

Pavarësisht premtimeve të kryebashkiakut Veliaj se uji i çezmave konsumohet apo provës që kryeministri Rama bëri duke pirë ujë çezme, qytetarët nuk janë të të njëjtin mendim.

Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, Drejtoria e Prokurimeve publike thotë se bashkia e Tiranës ka shpallur një tender për vitin 2021 me vlerë 2 milion e 249 mijë e 925 lekë pa TVSH, pra rreth 23 milion lekë që bashkia ka shpenzuar për blerjen e ujit të pijshëm.

Në vitin 2019 bashkia e Tiranës ka shpenzuar rreth 19 milion lekë për blerjen e ujit.

 

Zjarr Tv Ad