Propaganda/ Zjarri nxjerr zbuluar Manastirliun, shfaqet në dy vende njëkohësisht

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr që ka rënë ditën e sotme në ambientet e QSUT ka nxjerrë zbuluar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në kohën që zjarri i rënë në QSUT ishte duke u fikur nga zjarrfikësit, Manastirliu doli live nga një qendër shëndetësore në Vora. Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë ajo u filmua në ambientet e QSUT së bashku me kreun e Infektivit, Najada Çomo.

Siç duket ministrja e kishte filmuar më herët këtë material dhe e ka nxjerrë gjoja si live ditën e sotme në rrjetet e saj sociale. Një praktikë e tillë ndiqet rëndomtë nga qeveria Rama, kur materialet dhe planet filmohen në ditë të ndryshme dhe postohen në rrjetet sociale në ditë të ndryshme.

Një praktikë të tillë e përdor shpesh kryeministri Rama, ndërsa më i zellshmi është kryebashkiaku Erion Veliaj i cili së bashku me zyrën e tij të propagandës publikon si live materiale që janë filmuar ditë parë.

Madje Veliaj është kapur disa herë në flagrancë me materiale të tilla, ku hiqej si live në rrjetet sociale, por fizikisht ishte jashtë vendit.

Zjarr Tv Ad